Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e zonës së Pazarit të Vjetër.

Këta të fundit u shprehën se Shkodra kërkon ndryshim me 25 prill pasi është e harruar plotësisht nga qeveria aktuale, nderkohe Bushati tha se pas 25 prillit Bashkia Shkoder do trajtohet njesoj si çdo bashki tjeter e Shqiperise.

Sa I perket shqetesimit te banoreve per demshperblimet e permbytjeve, Bushati tha se do të paguhet cdo faturë e firmosur nga Partia Demokratike përsa i përket dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet

Helidon Bushati u angazhua duke thënë se ai do të jetë zëri i fortë në parlamentin e Shqipërisë për problemet në qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, 44 RASTE TË REJA, 20 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL
Artikulli tjetërPS SHKODËR, ILIR BEQAJ: VIJOJMË MBËSHTETJEN PËR FERMERËT