Kjo është shtëpija në të cilën prej 20 vitesh jeton familja Kraja. Kjo është dhoma e shembur e banesës ndërsa kjo është pjesa e kuzhinës që në vend të tavanit mbulohet me një qese.

Dy bashkëshortët Sabri dhe Xhemile Kraja e kanë të pamundur të punojnë për shkak të problemeve shëndetësore. Prej 6 muajsh nuk kanë asnjë të ardhur sepse dy djemve të familjes që nuk janë të aftë për punë u është ndërprerë kempi si e vetmja e ardhur që kishin.

Qesja plot me recetat e ilaqeve kanë zënë vend prej kohësh në çantën e Xhemilës pasi e ka të pamundur që t’i blejë.

E gjendur në kushtet ekstreme të varfërisë Xhemilja, nëna e dy fëmijëve shprehet mjaft e shqetësuar për fatin e dy fëmijëve të saj. Ajo i bën apel për ndihmë të gjithë kanë mundësi të bëjnë diçka.

Ditët e fundit për shkak edhe të kushteve aspak të mira atmosferike nga reshjet e dendura të shiut jetesa në atë shtëpi ka qënë akoma dhe më e vështirë për familjen Kraja.