Artan Boriçi, shkencëtari që u nda nga jeta një ditë më parë ashtu siç e kishte lënë amanet është përcjellë në banesën e fundit në qytetin e Shkodrës. Pas homazhe në Tiranë, i ndjeri u nderua edhe me pritjet që u bënë në qytetin e Shkodrës teksa familjarë, të afërm, miq dhe shumë të njohur i dhanë lamtumirën e fundit Artan Boriçit i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare duke mos e fituar luftën ndaj COVID-19.

Me lot në sy dy miqtë e ngushtë, Frano Kulli dhe Gjovalin Gjeloshi shprehen se është një humbje e madhe për familjen dhe shkencën shqiptare gjithashtu.

Akademiku i asociuar Artan Boriçi ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Artan Boriçi lindi në Tiranë në 19 prill 1965 por është me origjinë nga Shkodra pasi është djali i atij që cilësohet si babai i gazetarisë shqiptare Hamit Boriçi.

Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020, Artan Boriçi bashkëpunoi ngushtë me institucionet shkencore si Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe me institucione të tjera prestigjioze si Akademia Mbretërore e Shkencave të Suedisë për propozimin e çmimeve Nobel në fizikë, Qendra e Kërkimeve Bërthamore EUropiane CERN,

Qendra e llogaritjeve intensive në Jylih të Gjermanisë etj ndërsa kishte përpara një karrierë të gjatë që u ndërpre në mes në mënyrë të papritur.

Artikulli paraprakSFIDOJMË “TRE LUANËT”, SHQIPËRIA PËRBALLË FAVORITËVE, EDY REJA FLET PËRPARA SFIDËS ME ANGLINË
Artikulli tjetërSHKODËR, 31 RASTE TË REJA, 18 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL