Është përkujtuar sot 38 vjetori I revoltës në burgun famëkeq të Qafë – Barit. Ish të përndjekur politik, familjarë të viktimave dhe përfaqësues të disa organizatave morën pjesë në homazhet e zhvilluara në nder të dy dëshmorëe Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, të vrarë në 9 qershor 1984, pas shpërthimit të kësaj revolte. Ahmet Tufa, një ish I përndjekur politik I cili ka vuajtur një pjesë të dënimit me dy dëshmorët tregon amanetin që I lanë ata ndërsa shprehet i revoltuar për injorimin që I bënë institucionet dhe politika këtyre homazheve.

Angelo Massafra, arqipeshkëvi I dioqezës Shkodër – Pult njëkohësh edhe president I shoqatës për “Drejtësi dhe Paqe” akuzon shtetin për mosfunksionimin e ligjeve që përcaktojnë gjetjen e eshtrave të viktimave të atij regjimi të egër.

Kryetari I shoqatës së ish të përndjekurve politik në Shkodër, Zenel Drangu kërkon angazhimin e institucioneve për kthimin e eshtrave pranë familjarëve.

Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u ekzekutuan në 9 qershor 1984, ndërsa 27 vite më vonë, në 31 maj 2011 trupat e tyre u gjetën dhe u varrosën me nderime nga institucionet. Ndërkohë, sot pas shumë vitesh ende nuk janë gjetur me qindra eshtra të viktimave që u shënuan gjatë regjimit komunist.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR KRYETAR TË PD, VOKSHI: KANË VOTUAR 14 MIJË ANËTARË, POR JA PSE NUK E KEMI NUMRIN E PLOTË TË ANËTARËSISË
Artikulli tjetërJAVA E AMERIKËS NË SHKODËR, KONCERT DHE LOJËRA