Policia vendore e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “The third time” duke arrestuar një 42 vjeçar i dënuar edhe dy herë më përpara për vjedhje. Kështu në pranga ka rënë shtetasi Arjan Rrushini i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të automjeteve, biçikletave dhe banesave. Policia e Shkodrës bën të ditur se tashmë se me arrestimin e 42 vjeçarit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura për të cilat dyshohet si autor pikërisht shtetasi Arjan Rrushini.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa biçikleta e sende të tjera, të vjedhura nga ky shetas në automjete dhe banesa. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve, Policia e Shkodrës, bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative dhe falë veprimeve profesionale ka organizuar dhe zhvilluar operacionin policor

“The third time”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Arjan Rrushini, banues në Shkodër, i dënuar dy herë më parë për vjedhje të pronës. Sipas policisë ky shtetas ushtronte veprimtarinë kriminale në mënyrë të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës, kryesisht të automjeteve duke thyer xhamin e pasëm trekëndësh të mjetit, vidhte biçikleta, banesa dhe zyra të firmave të ndryshme, duke marrë sende me vlerë dhe pajisje kompjuterike.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi disa biçikleta, sende të tjera që dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur në automjete, banesa apo zyra firmash private, si dhe mjetet që përdorte për të kryer vjedhjet. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të

vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga shtetasi Arjan Rrushini ndërsa mbi të rëndon akuza për veprën penale të “Vjedhjes”. Arjan Rrushini ishte kthyer në një shqetësim dhe tashmë policia ka arritur ta arrestojë duke siguruar edhe provat për të. Vjedhjet në qytetin e Shkodrës por edhe në njësitë administrative vijojnë që të jenë një problem edhe pse disa grupe apo individë janë goditur nga policia.

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PROCEDOHEN 4 SHTETAS PËR PRERJE TË PYJEVE
Artikulli tjetërKURBIN, ARRESTOHET 45-VJEÇARI NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR