Është përcjellë për në banesën e fundit Haxhi Fejzi Zaganjori i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një sëmundje që e mundoi kohët e fundit. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari vlerësoi figurën e haxhi Fejzi Zaganjorit.

Myftiu i Shkodrës Sytari tregon edhe pengun e fundit të haxhi Fejzi Zaganjorit përpara se të ndërronte jetë.

Një mesazh pas ndarjes nga jeta të haxhi Fejzi Zaganjorit dërgoi nga Damasku dijetari i njohur islam Selaudin Keftaro i cili ishte para pak kohësh në Shqipëri duke qenë edhe në shtëpinë e të ndjerit.

Haxhi Fejzi Zaganjori është një prej figurave më të rëndësishme të myftisë Shkodër në 30 vitet e fundit si dhe një personalitet që do t’i mungojë Shkodrës por edhe komunitetit musliman të Shqipërisë.

Artikulli paraprakHUMBET JETËN NË MOSHËN 99 VJEÇARE PRINCI PHILIP, BASHKËSHORTI I MBRETËRESHËS ELISABETH II
Artikulli tjetërSHKODËR, 15 RASTE TË REJA, 17 PACIENTË TË SHTRUAR NË SPITAL