Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës sipas mjekëve rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Më të prekur nga valët e të nxehtit janë moshat e treta. Të lëvizësh në këto kushte atmosferike mund të bëjë që gjendja e të moshuarve të rëndohet.

Ndërkohë pavarësisht se mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell sidomos nga të moshuarit, ata vazhdojnë të lëvizin në rrugët e qytetit. Një pjesë e të moshuarve thonë se edhe pse në një orar të papërshtatshëm dalin të kalojnë kohën e lirë

Ndërsa ka edhe nga ata të moshuar të cilët tregojnë se janë të frikësuar që të lëvizin në këto orare por janë të detyruar të dalin për të kryer punët e nevojshme që kanë

Mjekët këshillojnë vazhdimit që kryesisht të moshuarit dhe fëmijët të shmangin daljet nga ora 10:00 deri në orën 18:00, pasi temperaturat janë më të larta.

Artikulli paraprakPD KUNDËR HAPJES SË LISTAVE: S’MUND TË BËHET TANI, TA VENDOSË POPULLI ME REFERENDUM
Artikulli tjetërPS I PËRGJIGJET OPOZITËS: I QËNDROJMË MARRËVESHJES, KODIN E RI ZGJEDHOR E VOTOJMË MË 23 KORRIK