Në 5 vjetorin e lumturimit të 38 martirëve të kishës katolike shqiptare nga Vatikani dhe në procesionin në rrugën e mundimeve mori pjesë edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonnazi i cili tha se është e pakuptueshme se si gjatë regjimit monist një pjesë e shqiptarëve u trajtuan në mënyrë ç’njerëzore nga shqiptarë të tjerë.

Lumturimi i 38 martirëve nga Vatikani është si një njohje publike për veprën e tyre duke qenë një shembull i një jete të krishterë për të cilën kemi nevojë.

Nunci Apostolik i pyetur se në Shqipëri ende nuk është dënuar ajo që përjetuan shqiptarët në komunizëm thotë se nuk dëshiron të futet në këtë çështje por nga ana tjetër thotë se askush nuk duhet të jetë krenar nga ajo e shkuar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, “BANESAT E REJA SOCIALE ME LAGËSHTIRË NË MURE”
Artikulli tjetërSHKODËR, 5 VJETORI I LUMNIMIT TË 38 MARTIRËVE NGA VATIKANI