Disa të rinjë janë përfshirë një konflikt të ndodhur një ditë më parë në qytetin e Shkodrës që ka përfunduar me plagosjen e njëri prejt tyre. Një 16 vjeçar me inicialet A.T, banues në lagjen “Ahmet Haxhia” sipas burimeve policore mbeti i plagosur me thikë në pjesën e barkut. Menjëherë 16 vjeçari pas plagosjes është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Fillimisht gjendja e tij shëndetësore nuk ka qenë edhe aq e mirë dhe është dashur që të futet në sallën e operacionit.

Pas përfundimit të operacionit mësohet se 16 vjeçari është stabilizuar dhe momentalisht është jashtë rrezikut për jetën dhe vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia vendore e Shkodrës ka ndaluar autorin e plagosjes duke e dërguar në komisariat shtetasin me inicialet K.L 18 vjeç, banues në Shirokë. Fillimisht ngatërresa mes të rinjve ka ndodhur në afërsi të shkollës së mesme të ndërtimit “Kolë Idromeno”.

Nga aty të rinjtë janë zhvendosur në një tjetër pjesë të qytetit në lagjen “Salo Halili”. Pas debatit të çastit konflikti ka vijuar duke çuar në përplasje fizike dy të rinjtë dhe duke bërë që njëri prej tyre të mbesë i plagosur. Policia vendore e Shkodrës në njoftimin e saj thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në lagjen “Salo Halili” teksa është plagosur me mjet prerës thikë 16 vjeçari me inicialet A.T. Sipas policisë menjëherë është organizuar puna për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit me inicialet K.L.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes që policia dyshon se ka ardhur pas një konflikti të çastit. Debatet, konfliktet dhe deri në përplasjet fizike mes të rinjve që nganjëherë përfundojnë edhe me plagosje si në këtë rast janë kthyer në një shqetësim në qytetin e Shkdorës.

Ajo që mbetet problematike është shtimi i këtyre rasteve ku protagonistë janë të rinj nën 18-vjeç, nxënës të shkollave të mesme por në disa raste edhe të shkollave 9-vjeçare. Një problematikë e tillë është ngritur edhe nga mësues, psikologë dhe ekspertë të tjerë të fushës për të gjetur forma në mënyrë që të eleminohen këto konflikte mes të rinjve.

Artikulli paraprakSULMUESI 8 JAVË PA GOL, DILAVER: RËNDËSI TË FITOJË VLLAZNIA
Artikulli tjetërNËNSHKODËR, 2700 HEKTARË TOKË TË PËRMBYTURA