Punojnë prej një viti në kushte të vështira dhe mjaft intensive pune në shërbim të pacientëve të infektuar me COVID-19. Personeli shëndetësor në repartin COVID në spitalin rajonal të Shkodrës janë përballur me një surprizë të këndshme nga Genti Ndoj, i biri i një pacienti 64 vjeçar i cili i mbijetoi infektimit me koronavirus disa ditë pasi familjarët i kishin humbur shpresat për rikuperimin e tij. Pas rikthimit të të atit në shtëpinë e tij në Bushat, Genti u kthye edhe një herë në spitalin e Shkodrës për të falenderuar nga afër mjekët dhe infermieret të cilët me këmbënguljen dhe profesionalizmin e tyre shpëtuan jetën e babait të tij, Markut.

Ai i bën një thirrje të gjithë qyetarëve të cilët shfaqin simptomat e para të koronavirusit, të mos i neglizhojnë ato dhe të kontaktojnë menjëherë me mjekët e familjes.

Përmes këtij falenderimi modest në vetvete, por që mbart vlera të mëdha qytetarie, Genti jep mesazhin dhe rikthen vëmendjen edhe një herë tek dhjetëra mjekë, infermierë, infeksionistë të spitalit të Shkodrës të cilët shërbejnë prej kohësh në ndihmë të pacientëve të infektuar me COVID-19, pa frikën se edhe ato një ditë mund përballen me të gjitha hallkat e inkfetimit me koronavirus.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: EDI RAMA KËRKON LAVDE EDHE PSE NUK KA ASNJË BILANC NË KËTO 8 VITE!
Artikulli tjetërSHKODËR, KREMTOHET MESHA E TË DIELËS SË LARIT