Shpesh në kronika të ndryshme televizive paraqitet si shumë problematike çështja e mbeturinave të pa pastruara në qytetin e Shkodrës.Në jo pak raste janë vetë banorët e zonës të cilët për të bërë të mundur asgjësimin e tyre I vendosin zjarrin por duhet theksuar se kjo nuk ndodh gjithmonë e në çdo lagje. Mbrëmjen e së dielës në lagjen “Skënderbeg” pranë urgjencës së spitalit Rajonal një nga kontejnerët e mbeturinave I është vënë flaka .

Kjo për faktin se ishte I tej mbushur por dukshëm. kjo ka qënë një gjest I pa matur I ndonjë kalimtari që ose e ka bërë me vetë dije të plotë ose në pakujdesi e sipër ka hedhur ndonjë bisht cigareje ende të pa fikur e cila ka bërë që mbetjet në kontejner të marrin flakë.

Ky veprim është kryer me lehtësi të madhe pasi në lagjen “Skënderbeg” prej rreth tre muajsh mungon ndriçimi rrugor e kjo përbën jo pak shqetësim për të gjithë kalimtarët e jo vetëm për banorët e zonës. Dihet që frekuentimi I kësaj zone është tepër I madh duke iu referuar faktit që Spitali Rajonal I Shkodrës gjendet pikërisht në këtë zonë.

Fatmirësisht situata nuk ka zgjatur shumë pasi një patrullë policie ka kaluar në këtë zonë gjatë shërbimit të tyre kanë vënë re zjarrin dhe menjëherë kanë lajmëruar zjarrfikësen. Ndërkohë këta të fundit duket llogaritur edhe distancën e afërt të repartit kanë ardhur menjëherë duke shuar edhe flakët.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRAVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ASAMBLEJA: DUAM HETIM, LICI: NUK FSHEH ASGJË