
Këngëtari shkodran Bujar Qamili, Nderi i Kombit ka vijuar traditën tashmë që ndjek prej vitesh duke shtruar një iftar në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit për besimtarët musliman që agjërojnë.
Përgjegjësi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni falenderon këngëtarin Bujar Qamili për këtë kontribut të tij me shtrimin e iftarit çdo vit.
Përgjegjësi i Myftinisë Halluni shprehet se ky shembull i këngëtarit Bujar Qamili duhet që të ndiqet edhe nga të tjerë të cilët kanë mundësi të shtrojnë iftare apo të ndihmojnë shtresat në nevojë.
Deri në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit Myftinia Shkodër në bashkëpunim me individë dhe shoqata të ndryshme do vijojnë të kontribuojnë në shtrimin e iftareve kryesisht për jetimët, familje të varfra dhe shtresa të tjera në nevojë për t’ju gjendur pranë sado pak atyre.