Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike në Shkodër ka ndryshime në radhët e saj. Kështu drejtori rajonal që ishte deri më tani në krye të OSHEE Shkodër Rezart Isufi nuk do të jetë më në këtë pozicion. Drejtori Isufi është larguar për t’i lënë vendin një personi tjetër që tashmë do ta drejtojë këtë institucion. Kështu pas largimit të Rezart isufit në radhët e OSHEE Shkodër si drejtor rajonal është emëruar Armando Zhuka i cili vjen nga qendra.

Rezart Isufi qëndroi për pak më shumë se 2 vite si drejtor rajonal i OSHEE Shkodër teksa e mori këtë post në fundin e muajit maj të 2018-ës deri ditën e djeshme kur u prezantua drejtori i ri Zhuka. Armando Zhuka nuk është një emër i panjohur për OSHEE-në. Ai më përpara ka qenë drejtor rajonal i OSHEE në Fier ndërsa prej disa kohësh ka mbajtur postin e drejtorit të Task Forcës në drejtorinë e përgjithshme të OSHEE në Tiranë ndërsa tashmë do të jetë drejtori rajonal për Shkodrën në këtë institucion.

Nga ana tjetër Rezart Isufi i cili deri më tani drejtonte OSHEE Shkodër është emëruar drejtor i Task Forcës të OSHEE në drejtorinë e përgjithshme në Tiranë në të njëjtin post që Zhuka kishte më përpara. Drejtori i ri ëstë prezantuar zyrtarisht ditën e djeshme dhe tashmë ka nisur punën. Kjo lëvizje pritej prej kohësh dhe tashmë është realizuar. Sipas burimeve drejtori i mëparshëm Isufi ka kërkuar të largohet për arsye objektive.

Ky ndryshim i drejtorit të OSHEE mbase nuk është i fundit në këtë periudhë. Në ditët në vazhdim mund të ketë edhe drejtorë të tjerë në drejtoritë rajonale që mund të largohen për t’u zëvendësuar nga emra të tjerë siç ka ndodhur edhe më përpara. Zgjedhjet parlamentare po afrojnë gjithnjë e më shumë dhe kjo periudhë ka shërbyer shpesh për të rinovua drejtoritë rajonale me drejtues të ri gjë e cila nuk përjashtohet të ndodh edhe tani.