Ndryshe nga një vit më parë kur xhamitë ishin të mbyllura si shkak i pandemisë besimtarët musliman këtë vit mund të falin namazin e teravive në xhamia.

Situata që aktualisht po kalojmë për shkak të pandemisë së Covid-19 duhet të ndërgjegjësojë të gjithë për të kuptuar vlerën e asaj çfarë ne fatmirësisht kemi dhe që brezave përpara nesh i ka munguar thotë imami i xhamisë së Parrucës, Naim Drijaj.

Me nostalgji imami Drijaj kujton kohën se si lindi dëshira e tij për t’u afruar më shumë me zotin dhe fenë islame.

Dëshira që brezat e rinj të edukohen në mënyrën e duhur e ka shtyrë imamin Drijaj që të bëhët mësues dhe të predikojë fjalën e zotit.

Prej më shumë se 11 vitesh imami Naim Drijaj jep mësim në medresenë e djemve “Haxhi Sheh Shamia” në Shkodër.