Tregtia e peshkut të liqenit të Shkodrës po kërcënohet së fundmi nga importi I jashtëligjshëm i peshkut nga Bullgaria. Arjan Çinari, menaxher I Organizatës së Menaxhim Peshkimit bën të ditur se, qytetarëve peshku iu shitet si autokton ndërsa bizneset e preferojnë për shkak të çmimit të lirë, duke krijuar një krizë ekonomike në tregtinë e peshkut vendas.

Ai këshillon qytetarët që të blejnë peshkun vetëm në ato subjekte të cilat zotërojnë certifikatën e origjinës së peshkut, një document ky I lëshuar nga OMP dhe që garanton cilësinë vetëm të peshkut të liqenit.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, po merren masa për ndalimin e këtij aktiviteti të jashtëligjshëm.

Kjo nuk është hera e parë që importi I jashtëligjshëm I peshkut po fundos tregtinë e peshkut të liqenit të Shkodrës. Menaxheri Arjan Çinari lajmëron një aksion ndërinstitucional për ndalimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.