Sot është bërë inagurimi i ambienteve të reja të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit në Shkodër.

Ky është një investim i qeverisë shqiptare i cili ka munguar deri më dje për qytetarët dhe punonjësit e këtij institucioni.

“Veç investimeve në infrastrukturë që le të themi kanë hyrë në një fazë përmbyllëse krahasuar me çfarë gjetëm në vitin 2013, po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë”, shkruhet në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.