Kompleksi i ri i tenisit Adriatic Tenis Club ka hapur dyert zyrtarisht duke u inaguruar në një mbrëmje festive. Një prej kontributorve të ndërtimit të këtij kompleksi modern, doktor Gëzim Galiqi mes emocionesh falenderon të gjithë ata që mbështetën këtë projekt ndërsa në emër të lojtarëve të këtij klubi një mesazh dha Grejsi Bajri, tenistja e talentuar e cila për moshën e saj renditet e 76 në Europë.

Të pranishme në këtë inagurim ishin ministrja e arsimit dhe sportit Evis Kushi e cila tha se do të dyfishohen klasat sportive në shkollat shqiptare ndërsa ish kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se ky kompleks do i shërbejë edhe turizmit elitar. Një mbështetje të plotë u shpreh Presidenti i KOKSH Fidel Ylli ka dhënë dhe do vazhdojë të japë Komiteti Olimpik Shqiptar..

Adriatic Tenis Club ndodhet 15 minuta larg nga Shkodra dhe është një kompleks që plotëson starded europiane duke qënë më i miri në gjithë rajonin.

Artikulli paraprakMJEKU: MOSHAT E REJA KUJDES MË SËMUNDJET E ZEMRËS
Artikulli tjetërDIKUR ISHTE BURIM KRENARIE PËR UKRAINËN, JA ÇFARË NDODHI ME AVIONIN MË TË MADH GJATË BETEJËS PËR KIEVIN