Është inauguruar sot në qytetin e Shkodrës Qendrës Rinore Publike Atelie. Kjo është qendra e parë publike në mbështetje të të rinjve të cilët duan të zhvillojnë idetë dhe talentin e tyre në qytetin e Shkodrës.

Ndërtesa e re është rikonstruktuar me mbështetjen e Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit (IADSA), në kuadër të Projektit “Rini e fuqizuar, e ardhme e qëndrueshme – Po të ardhmes”.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi gjatë ceremonisë së inagurimit se është e lumtur për krijimin e kësaj qendre në funksion të të rinjve të qarkut Shkodër.

Karlo Volpi, drejtor i programit IADSA bën të ditur se ky projekt ka mbështetjen e institucioneve italiane.

Ismail Ademi, drejtor i programit IADSA në Shqipëri përshkoi rrugën e vështirë për realizmin e kërij projekti, duke thënë se të rinjtë duhet të kuptojnë vlerën e një qendre të tille rinore.

Nga dita e sotme qendra rinore “Atelie” është e hapur për të gjithë te rinjtë e qytetit të Shkodrës. Ndërkohë, pritet që investime të tjera të bëhen në kuadër të angazhimit të të rinjve në shoqëri.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROMOVOHET “SECILI ÇMENDET SIMBAS MËNYRËS SË VET”
Artikulli tjetërMIRËNJOHJA PËR KOLEGUN , “MEJDAN ZHIVANI” FITON KUPËN