Është inauguruar ditën e sotme filiali I ri “Xhedis Center” nga “Xhedis Sh.p.k”. Brenda kësaj qendre ofrohen shërbimi I marketit të produkteve ushqimore, po ashtu pastiçerisë, picerisë dhe këndit të lojërave për fëmijë, çka e bën këtë investim unik në qytetin e Shkodrës.

“Xhedis Center” është I vendosur pranë “Vienna Residence” në rrugën “Marin Biçikemi”. Dy pronarët Prekë dhe Diella Gjoni shprehen të kënaqur nga investimi I bërë, I cili vjen si shkak I kërkesës së klientëve për shtrirjen e shërbimeve në disa zona të qytetit.

Diella Gjoni ka një vlerësim edhe për përfaqësuesit e pushtetit lokal, të cilët morën pjesë në aktivitetin hapës.

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi vlerëson punën e dy sipërmarrësve për hapjen e një filiali të gjashtë të “Xhedis Sh.p.k”

Deputetja e zgjedhur nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Edona Bilali, veç të tjerash e sheh hapjen e këtij filiali si një tjetër mundësi për rritjen e numrit të të punësuarve në Shkodër.

Pas 17 viteve eksperiencë në treg, ky filial I ri është tregues I besimit të klientëve ndaj produkteve dhe cilësisë që “Xhedis Market” ofron ndër vite.

Ky filial është I gjashti që “Xhedis sh.p.k” hap në qytetin e Shkdorës duke ndërthurur disa shërbime.Filialin e ri, qytetarët shkodranë mund ta gjejnë në katin e parë të “Vienna Residencë” në rrugën “Marin Beçikemi”, godinë kjo e ndërtuar nga kompania Colosseo Construction.

Artikulli paraprakAKSIONI NË VELIPOJË, ZV DREJTORI I POLICISË: NUK KA PASUR ANKESA
Artikulli tjetërNGJARJA TRAGJIKE, POLICIA KONTROLL PLAZHEVE PËR SHEZLLONE