Shtimi I fluksit të lëvizjes së qytetarëve në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës ka vënë edhe një herë në dukje një fenomen I cili prej vitesh pengon lëvizjen e lirë të personave invalid. Mungesa e infrastrukturës rrugore vertikale dhe horizontale si dhe bllokimi I korsisë së biçikletave bëjnë që invalidët të detyrohen të lëvizin në mes të rrugës duke rrezikuar kështu jetën.

Saimir Beqiri, kryetar I shoqatës së personave para dhe tetraplegjikë në qytetin e Shkodrës thotë se asnjë bashkëpunim me institucionet lokale nuk ka qenë I frytshëm.

Nga ana tjetër, ai kërkon nga Policia Rrugore që të menaxhojë më mirë situatën për t’I ofruar kësaj kategorie aksesueshmërinë edhe në periferi të qytetit, jo vetëm në qendër.
Mungesa e rampave në institucione është një tjetër problematikë e cila nuk njeh zgjidhje, pavarësisht apelit dhe marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite bën të ditur Beqiri.

Gjatë verës, kur shtohet edhe fluksi I lëvizjeve në qytetin e Shkodrës, personat para dhe tetraplegjik në Shkodër e kanë tejet të vështirë lëvizjen, ndërkohë që institucionet të gjitha kërkesat e tyre duket se I kanë hedhur në vesh të shurdhër.

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITJA E ÇMIMIT TË KARBURANTIT SHQETËSIM PËR TAKSISTET
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, “ZJARRI SI NË VELIPOJË, BOMBOLA E KAMPINGUT”