
Banorët e lagjes “Fahri Ramadani” në qytetin e Shkodrës janë të tmerruar sepse u duhet të bashkëjetojnë cdo ditë me minjtë që kanë pushtuar lagjen. Banorët ngrenë zërin për më tepër kujdes dhe që te mërren masa të menjhëhershme për të pastruar pusetat e ujrave të zeza që përshkohen aty.
Sipas tyre një situatë kaotike është vënë re kohët e e fundit ku shumë minj kanë pushtuar blloqet e pallateve. Ata thone se brejtësit dalin kryesit në orët me temperaturë më të lartë dhe strehohen në hyrjet e pallateve, madje ka pasur raste që janë futur edhe brenda në shtëpi
Ndërkohë shitësit ambulant të cilët tregtojnë në afërsi të shkollës së muzikës ndajnë të njëjtin shqetësim me banorët e lagjes “Fahri Ramadani”.
Rritja e temperaturave ka bërë që minjtë të dalin nga strofkat e tyre duke mbushur sheshet dhe oborret, por duke përhapur frikë e panik tek qytetarët. Ky fenomen është kthyer në makthin e fëmijëve e të rriturve.






