Dhjetra fëmijë nga qyteti i Shkodrës mbushën një pjesë të oborrit të teatrit “Migjeni” duke shijuar teatrin e kukullave me pjesën “Kush e Hëngri Mjaltin” të autorit shkodran Xhahid Bushati teksa për afro 30 minuta të vegjlit e qytetit u argëtuan por edhe morën mesazhet e duhura.

Drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka dhe aktorët Drande Xhai dhe Astrit Fani shprehen se në thelb të teatrit të kukullave është edukimi i fëmijëve që në këtë moshë.

Të vegjlit që morën pjesë tregojnë se kanë kuptuar shumë qartë mesazhin e kësaj pjese.

Teatri i kukullave pas një ndërprerje të gjatë është rikthyer sërish në qytetin e Shkodrës duke e gjallëruar edhe njëherë dhe duke i bërë më të këndshme fundjavat për fëmijët e qytetit.

Artikulli paraprakSHKODËR, SINDIKATA: 1 MAJI PROTESTË EDHE NË KOHË PANDEMIE
Artikulli tjetërMETA: RINUMËRIMI I VOTAVE TË PAVLEFSHME VENDIMTAR