
Në zonën e “5 Heronjve” po vijon me ritme të shpejta puna për zbatimin e projektit, i cili synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Shkodër.
Firma kontraktuese ka bërë të mundur shtrimin e tubacioneve në linjën kryesore të transmetimit, që nis nga stacioni qendror i pompimit të ujësjellësit deri tek “5 Heronjtë”
Për banorët ky investim pritet të përmirësoj furnizimin me ujë të pijshëm qe mungon prej shume vitesh
Investim që pritet të zgjidhë problemet e furnizimit me ujë në zonat periferike të qytetit kap vlerën e 9.2 miljon eurove dhe financohet nga banka Gjermane për Zhvillim. Punimet parashikohen të përfundojnë vitin e ardhshëm