Për besimtarët katolik në Shkodër ka nisur muaji i Zojës së Këshillit të Mirë. Mesha e parë në nisje u kremtua nga Ipeshkëvi i Rrëshenit monsinjor Gjergj Meta i cili iu drejtua besimtarëve katolik me disa mesazhe të forta duke thënë se përmirësimi i jetës përmes rrugëve të shkurtra bie ndesh me planin e Hyjit mbi botën.

Kthimi i punëtorëve në skllevër të pronarëve duhet të ndryshojë tha ipeshkëvi i Rrëshenit.

Shumë njerëz zgjedhin rrugë të shkurtra për t’u pasuruar përmes korrupsionit, vjedhjes së pasurive publike apo kultivimit të bimëve narkotike  shprehet ipeshkëvi Meta.

Një mesazh monsinjor Gjergj Meta dha edhe për gratë e dhunuara.

Përgjatë gjithë muajit të Zojës së Këshillit të Mirë në kishën e Zojës në Shkodër mesha e shenjtë çdo javë do të kremtohet nga ipeshkvinjtë e Shqipërisë përmes një kalendari të përcaktuar nga Kisha Katolike.