Ish deputetja e PS Valentina Leskaj e cila u tërhoq nga politika aktive katër vite e gjysëm më parë promovoi në Shkodër librin e saj “Politika si Ide”. Leskaj thotë se libri i saj është i një tjetër lloji sepse nuk është thjeshtë zhvillimi brenda një gardhi politik por shumë më gjërë se kaq ndërsa thotë se problemet që ka shoqëria shqiptare nuk janë thelbi i debatit politik që bëhet në Shqipëri.

Libri “Politika si Ide” godet edhe gjuhën e urrejtjes në politikë e cila vijon të jetë një problem edhe sot mes partive politike gjë e cila ndikon edhe tek brezi i ri shprehet autorja e librit Leskaj bazuar në eksperiencën e saj të gjatë politike.

Ish deputetja Leskaj trajton edhe një sërë problemesh të tjera në librin e saj siç është një zgjidhjen për atë që e quan emergjencë kombëtare, moshimin e popullsisë.
Në fund ish deputetja socialiste Leskaj ka një këshilli për kryeministrin Rama.

Valentin Leskaj ka një eksperiencë të gjatë në politikën shqiptare teksa u bë pjesë e PS që në vitin 2002 duke qenë deputete e PS në Parlament, kryetare e grupit Parlamentar socialist në 2010-ën por edhe nënkryetare e Parlamentit.

Katër vite e gjysëm më parë Leskaj dha dorëheqjen me idenë për t’i lënë vendin brezit të ri dhe pas 3 vitesh të tërheqjes nga politika botoi librin e saj “Politika si Ide” që e promovoi edhe në qytetin e Shkodrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVLLAZNIA-KAMZA 85-99, TRAJNERI: ARBITRAT KATASTROFË
Artikulli tjetërKUR U REALIZUA FILMIMI I PARË ME ZË NË SHQIPËRI DHE NGA CILI TV?