Ky është Hysni Tahiri që prej 35 vitesh ka punuar në disa prej hidrocentraleve të Shqipërisë. Pavarësisht vështirësive të hasura gjatë këtyre viteve në punë ku ka humbur edhe njërën dorë, 77 vjeçari flet me krenari për atë çfarë ka dhënë për vendin e tij.

Me keqardhje 77 vjeçari flet për punëtorët e hidrocentraleve të cilët asnjëherë nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet për punën e palodhur. Sipas tij shumë prej punonjësve të hidrocentraleve kanë humbur jetën gjatë punës.

Shpërblim për punën e bërë 77 vjeçari ka një pension prej 167 mijë lekësh të vjetra prej të cilave më shumë se gjysmën duhet ta shpenzojë për taksat e shtetit dhe ilaqe.

Këto vite të mbetura të jetës 77 vjeçari i kalon me vështirësi ndërsa është i zhgënjyer për mungesën e vëmendjes së shtetit ndaj kësaj shtrese.