Prej një viti e gjysëm në Shqipëri shtyhet kësti i tretë i dëshpërblimit për ish të përndjekurit politik. Sëfundmi është shtyrë edhe me dy muaj afati për dorëzimin e dokumenteve të trashëgimtarëve të ish të përndjekurve politik për marrjen e këstit të tretë të dëmshpërblimit duke vijuar këtë zvarritje prej një viti e gjysëm.

Kryetari i shoqatës të ish të përndjekuve politik dega Shkodër, Zenel Dragu e cilëson këtë gjë si burokraci të qeverisë për të mos i dhënë familjarëve të ish të përndjekurve atë që i takon.

Kolë Vladaj është një prej trashëgimtarëve të ish të përndjekurve politik i cili shprehet i lodhur nga kjo zvarritje dhe thotë se i ka humbur shpresat se një ditë do t’i marrin këto dëmshpërblime.

Në të gjithë Shqipërinë aktualisht në total janë rreth 9800 përfitues të këstit të tretë të dëmshpërblimit. Pavarësisht se një pjesë e tyre kanë dorëzuar para një viti e gjysëm dokumentet e nevojshme ata nuk mund të marrin dëmshpërblimin sepse ky process vijon të shtyhet pafundësisht.

Artikulli paraprakCOVID-19, MË SHUMË TË INFEKTUAR NË FAKULTETE E SHKOLLA
Artikulli tjetërMOMENTE TMERRI, I RIU TERRORIZON KALIMTARËT, VRITET NGA POLICIA