Kemi hyrë në javën e shenjtë të Pashkës. Me rastin e kësaj festë në katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër janë duke u mbjatur disa aktivitete. Eventet kanë nisur me meshën e të dielës së larit për të vazhduar me të tjera. Zëvëndës famullitari i Katedrales Dom Gasper Kolaj shpjegon për simbolikën e vezës së Pashkës por dhe javës së madhe.

Që nga e hëna të rinjtë e famullisë ndodhen në oborrin e katedrales për të mbledhur ndihma për familjet në nevojë që festën e Pashkës t’a festojnë ndryshe shprehet zëvëndës famullitari Kolaj.

Të gjitha aktivitetet të cilat do të zhvillohen gjatë javës së madhe do të transmetohen live në Star Plus televizion.