Teuta Rrjolli nuk do të jetë më drejtore e spitalit rajonal të Shkodrës. Largimi i saj nga ky post tashmë është bërë zyrtar që një ditë më parë. Drejtorja Rrjolli ka zhvilluar një takim në Tiranë tek ministria e shëndetësisë dhe pas këtij takimi sipas burimeve vetë drejtorja Rrjolli ka paraqitur dorëheqjen duke mos qenë më në këtë pozicion.

Largimi i saj nga spitali rajonal i Shkodrës përflitej prej disa kohësh dhe tashmë është konkretizuar. Teuta Rrjolli që në momentin e parë u komandua fillimisht për një kohë jo shumë të gjatë pas largimit të Vilson Masmalaj. Teuta Rrjolli pas 8 muajsh si drejtore e spitalit jep dorëheqjen nga ky pozicion.

Tashmë do të vazhdojë që të jetë një mjeke e spitalit siç ka qenë më përpara pas kthimit të saj nga Kanadja ku qëndroi për disa vite. Pas dorëheqjes së Rrjollit ende spitali i Shkodrës nuk ka një drejtues të ri. Prej disa kohësh përfliten disa emra për ta drejtuar por deri në këto momente nuk ka asgjë konkrete.

Ndryshe nga sa ndodhur më përpara para se të ishte Teuta Rrjolli drejtore, këtë radhë pritet që emërimin si drejtor në spitalin rajonal të Shkodrës ta marrë ndonjë nga mjekët me eksperiencë në atë spital. Ende asgjë nuk është zyrtare por burimet pranë ministrisë së shëndetësisë bëjnë me dije se

shumë shpejt pritet që të vijë emërimi për njërin nga mjekët që është aktualisht pjesë e këtij spitali dhe ka një eksperiencë të gjatë pune ndërsa edhe më përpara ka drejtuar spitalin duke qenë në pozicione të ndryshme. Pritet që ministria e shëndetësisë të konfirmojë drejtuesin e ri të spitalit të Shkodrës.

Spitali nuk është i vetmi institucion që pëson ndryshime sepse pritet që në ditët në vijim të ketë ndryshime edhe në disa prej drejtorive të tjera rajonale. Edhe më përpara ka patur largime dhe drejtues të rinj dhe kjo pritet të ndodh edhe në ditët në vazhdim me disa institucione të ndryshme për të ofruar një impuls në drejtoritë e ndryshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, PREFEKTI VALDRIN PJETRI “DUSH” DREJTORËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, NDËRHYRJA NË KATASTROFA NATYRORE