Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Shkodër vijon aktivitetet për tetorin rozë për të sensibilizuar gratë dhe vajzat për kontrollet ndaj kancerit të gjirit. Këtë radhë aktiviteti u mendua si një kokteil rozë thotë drejtori i operatorit të kujdesit shëndetësor Astrit Beci me disa leksione informuese dhe sensibilizuese për gratë dhe vajzat.

Tashmë mamografitë lëvizëse nuk janë të nevojshme shprehet drejtori Beci pasi spitalet e qyteteve në Shkodër, Lezhë dhe Pukë janë paisur me mamografi dhe gratë e vajzat mund t’i bëjnë aty kontrollet.

Marjeta Çela, punonjëse pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor bën apel që gratë dhe vajzat të lënë pas tabutë dhe të drejtohen për të bërë kontrollet për kancerin e gjirit.

Kontrollet në kohën e duhur ndaj kancerit të gjirit për gratë dhe vajzat shpëjtojnë jetë njerëzish ndaj janë të domosdoshme për t’u realizuar.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, RRITET NUMRI I QYTETARËVE QË BLEJNË ME LISTA
Artikulli tjetërLAJM I MIRË PËR BARCELONËN, “CAMP NOU” ME KAPACITET TË PLOTË NË SFIDËN NDAJ REAL, PRITEN MBI 90 MIJË TIFOZË