Kandidati për deputet i PS për qarkun Shkodër Benet Beci ishte i ftuar në emisionin “Tonight” në Star Plus Tv të gazetarit Erzen koperaj. Gjatë bisedës kandidati Beci tha se objektivi në qarkun Shkodër është që PS të marrë 4 deri në 5 deputetë kjo falë investimeve që ka bërë qeveria dhe zhvillimit në këto 8 vite.

Beci i cili më përpara ishte administrator i KESH tha se menaxhimi i kaskadës së lumit Drin është bërë si asnjëherë më parë për shkak të prurjeve më të mëdha historike që kanë qenë gjithë këto vite duke bërë që dëmi në zonat e përmbytura të jetë minimal.

Ndërkohë gjatë emisionit “Tonight” kandidati për deputet i PS Benet Beci tregoi edhe se Shkodrës në 4 vitet e ardhshme do t’i jepet një vëmendje e shtuar sa i përket investimeve.

Artikulli paraprakI MOSHUARI APEL DEPUTETËVE: MË RESTAURONI SHTËPINË
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: PD E VETMJA ALTERNATIVË PËR T’I OFRUAR SHPRESË SHKODRANËVE