Kandidati i PD për qarkun Shkodër Bardh Spahia ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Rama në Shirokë dhe një gjesti të bërë nga kreu i qeverisë ndaj një qytetari. Kandidati Spahia tha se Rama shfaq rrugaçërinë e tij në publik. Ja se çfarë shkruan Spahia në statusin e tij në facebook:

NJË KRYEMINISTËR QË E SHFAQ RRUGAÇËRINË NË PUBLIK!

Është bërë njëlloj si ata, me të cilët rri dhe që u jep mandat politik e poste në emër të socialistëve: banal deri në mjerim!

Gjesti prej rrugaçi në publik, është shembulli i humbjes edhe të logjikës bazike nga makthi i humbjes më #25Prill!

Për 25 ditë do e marrësh përgjigjen e atij gjesti Edi Rama, jo vetëm nga Shkodra!

Artikulli paraprakTHYET MURI I SAN MARINOS, REY MANAJ KALON SHQIPËRINË NË AVANTAZH POR SA SHUMË PO VUAJMË
Artikulli tjetërRAMA: SHQIPËRIA DHE FËMIJËT E ARDHMJA JONË, SI NJË DIELL I VETËM