Kandidati i PD per qarkun Shkoder Bardh Spahia deklaroi ne nje interviste ne Syri Tv se kryeministri Rama eshte i frikesuar nga ndryshimi qe do te sjelle PD pas zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit.


RINIA, FAMILJA, EKONOMIA, INTEGRIMI EUROPIAN, ME #25PRILL NDRYSHIMI VJEN ME LULZIM BASHËN DHE PARTINË DEMOKRATIKE

Intervistë nga Shkodra me Gazetaren Armela Ferko në Syri Tv

#25Prilli është dita e ndryshimit të madh, është dita kur Shkodra do të përkrahë aspiratën europiane dhe vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe shqiptarët

Këto zgjedhje nuk janë për Bashën apo për Ramën, janë për të ardhmen, për rininë, për familjen, për ekonominë, për mirëqënien e qytetarëve.

Sjellja e Edi Ramës në Shkodër ishte dëshmi e qartë e frikës që e ka përfshirë për një largim të turpshëm. Zgjodhi Shkodrën të atakonte pushtetin vendor, duke i faturuar kryebashkiakes dështimin e tij.

Por Shkodra dhe shkodranët nuk e besojnë, nuk e kanë besuar asnjeherë aq më pak sot, kur NDRYSHIMI është më afër se asnjëherë tjetër. Shkodranët besojnë tek e ardhmja me Partinë Demokratike e cila ka në themel të saj, familjen, rininë, mirëqënien sociale, ekonominë dhe aspiratën europiane.

Dhe këtë nuk e bën askush tjetër përvec Lulzim Bashës, i cili mund të afrojë dhe anëtarësojë Shqipërinë me Bashkimin Europian, lideri që solli liberalizimin e vizave, anëtarësoi Shqipërinë në NATO, dhe bashkoj shqiptarët, me rrugën e kombit.

Të gjitha këto e frikësojnë Edi Ramën, sepse dështimi i tij është më pranë se kurrë, shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë të lirë me #25Prill me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, sepse besojnë tek ndryshimi për të ardhmen e tyre, për familjen, për ekonominë, për Shqipërinë

#25Prill #ShkodraFITON #ShqipëriaFITON #LulzimBashaKryeministër #PërFëmijët #PërEkonominë #PërShqipërinëNëBE

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA TAKIM ME GRA DHE ZONJA TË SHKODRËS: “SHKODRA ÂSHT NJË ZONJË E RÂNDË”
Artikulli tjetërVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU E DËBORE NË TË GJITHË VENDIN! PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT