Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në territorin e qarkut gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë me dije se situata është qetësuar dhe aktualisht është plotësisht nën kontroll në të gjitha bashkitë.
Sipas saj, përmirësimi i kushteve atmosferike me rënie të temperaturave dhe reshje të lokalizuara shiu, së bashku me ndërhyrjen e shpejtë të strukturave përkatëse, kanë ndikuar ndjeshëm në stabilizimin e situatës.
Gjendja sipas bashkive:
• Në Bashkinë Shkodër, një vatër aktive në zonën e Pentarit është neutralizuar rreth orës 05:00 të mëngjesit. Aktualisht, nuk ka vatra të tjera zjarri aktive dhe situata konsiderohet e qëndrueshme.
• Në Bashkinë Malësi e Madhe, mbrëmjen e kaluar janë raportuar tre vatra në zonat Delaj dhe Rraz-Vesht (Nj.A. Kastrat), Gruemirë-Çezmë (Nj.A. Gruemirë) dhe Kamicë (Nj.A. Qendër). Zjarret janë shuar rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe nuk janë regjistruar dëme në banesa apo prona private.
• Në bashkitë Fushë-Arrëz, Vau Dejës dhe Pukë, nuk janë raportuar incidente apo vatra zjarri. Situata është e qetë dhe pa asnjë emergjencë të evidentuar.
Prefektja thekson se të gjitha strukturat mbeten në gatishmëri të plotë dhe po vijojnë me monitorimin intensiv të territorit për të reaguar në kohë ndaj çdo situate të mundshme.

https://youtu.be/Pa3nzjdOW3g

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK NË SHËNGJIN I KËNAQSHËM
Artikulli tjetërHAPET RRUGA E VJETËR PËR FERMERËT NË TRUSH