Ardhja e emigrantëve dhe pushuesve nga vende të ndryshme të botës ka bërë që COVID-19 të përhapet edhe një herë masivisht në vendin tonë. Prej dy javësh, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja të infektuara me koronavirus.

Shefja e departamentit të epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dhurata Hysa konfirmon këtë rritje të rasteve ndëras jep edhe arsyet e përhapjes në masë edhe një herë të infeksionit.

Hysa shton se në të gjitha institucionet shëndetësore ështe rritur ndjeshëm numri I testeve të shpejta që kryhen çdo ditë.

Nisur edhe nga fakti se muaji gusht I është dedikuar vaksinimi masiv, epidemiologia këshillon qytetarët të mos humbin kohë për t’u vaksinuar pasi situata gjatë muajve në vazhdim mund të bëhet më serioze.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, qarku Shkodër renditet I dyti në të gjithë vendin sa I takon statistikave të pandemisë, me 161 qytetarë të infektuar me koronavirus.