Festa e Luleve në Shkodër vijoi pasditen e djeshme me një koncert me muzikë popullore shkodrane në sheshin përpara bashkisë. Organizatoret shprehen se këto koncerte zbukurojnë këtë festë dhe përfshijnë të gjitha moshat.

Këngëtarja Orjeta Kelaj, një prej artisteve pjesëmarrëse në këtë koncert shprehet se ndjehet mirë që rikthehet pas disa vitesh tek festa e luleve. Eldis Arrnjeti, këngëtari i ri shkodran i cili ishte pjesë e Festivalit të RTSH vitin e kaluar ndjen emocion sa herë që rikthehet në Shkodër për të performuar.

Festa e Luleve për katër ditë me radhë zbukuroi qytetin e Shkodrës duke qenë një organizim gjithëpërfshirës që nga fëmijët e vegjël deri tek më të rriturit.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KOLAZH LULESH NË MES TË QYTETIT
Artikulli tjetërSHKODRANI SAFET PLANGAJ ARRIN REKORD GUINNESS