Këshilli bashkiak i Shkodrës zhvilloi mbledhjen e radhës këtë herë jo online por në sallën e këshillit. Një prej pikave më të rëndësishme ishte buxheti afatmesëm i cili nuk kalo në votim për shkak se nuk ishte kourumi i duhur i këshilltarëve në sallë. Kryebashkiakja Ademi tha se për vitet 2022, 2023 dhe 2024 buxheti total është rreth 3 miliard lekë.

Kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadia hodhi dyshime nëse bashkia Shkodër do të mund të sigurojë të ardhurat e veta aq sa parashikon.

Gjatë diskutimeve të lira anëtarja e këshillit bashkiak Tereze Brigja kërkoi që zyrat e gjendjes civile t’u ndryshohet imazhi gjë për të cilën kryebashkiakja Ademi ka bërë dy shkresa për zhvendosjen pranë zyrave të ADISA.

Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës, ndihma ekonomike, subvencioni i qerave, kreditë e zbutura, disa ndryshime në hartat e njësive administrative, rialokim fondesh për disa rrugë dhe klubin Vllaznia u miratuan.

Artikulli paraprakSHKODËR, NISËM PËR TË ZHDUKURIT NË KOMUNIZËM
Artikulli tjetërSHKODËR, MIRATOHEN KREDITË E ZBUTURA