Rikonstruksioni i shkollave, mjediset e reja sportive, kopshtet dhe çerdhet e reja janë vetëm disa prej hapave që bashkia Shkodër bën të ditur kryebashkiakja Voltana Ademi ka ndërmarrë për përmirësimin ndaj fëmijëve.

Pavarësisht këtyre hapave këshilli i ri bashkiak thotë kryetarja Brisela Kadija ka bërë disa propozime në paketën fiskale të 2020-ës për të përjashtuar nga të gjitha taksat disa prej shtresave në nevojë.Një shqetësim janë edhe fëmijët në situatë rruge.

Zonat më shqetësuese lidhur me problemet që kanë fëmijët janë ato informale, disa zona rurale apo edhe fshatrat e thellë malor pa harruar edhe shtresën e varfër brenda në qytetin e Shkodrës.