Famullia e “Shën Shtjefnit” dhe Karitasi Dioqezan Shkodër janë sensibilizuar me rastin e familjeve të dëmtuara nga termeti ku jane treguar solidare duke mbledhur ndihma të ndryshme. Që në orën 8 të mëngjesit përpara katedrales “Shën Shtjefni” u hap një stendë

ku disa të rinj të iniciuar nga famullia, mblodhën ndihma si monetare ashtu edhe në veshmbathje dhe ushqime. Vlash Palaj famullitari i Shkodrës , tha se në këtë ditë të gjithë duhet të tregohemi sa më solidarë me ato familje që kanë nevojë për veshmbathje, ushqim apo edhe ilace

Ndihmat të cilat do të mblidhen deri në orët e vona të natës do ti dërgohen më pas në mënyrë të organizuar direkt familjeve që janë të dëmtuara nga termeti, të cilat po vuajnë ditët e tmerrit. Ndaj cdo kush duhet që të solidarizohet për të dhuruar veshmbathje e ushqime që sadopak do të ndikonin në përballimin më të lehtë të gjithë kësaj situate.