Klika e Ligjit në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me këndin e BE-së të bashkisë Shkodër ka organizuar një ditë të hapur në pedonalen “Kolë Idromeno”. Aktiviteti kishte si qëllim informimin e qytetarëve për mundësitë që kanë për të përfituar shërbimet që kjo klinikë i ofron falas në fushën juridike thekson Irma Baraku juriste në këtë klinkë.

Mungesa e informacionit nga qytetarëve për shërbimet juridike falas ka bërë që të zhvillohen aktivitete të tilla informuese.

Në 4 vitet që klinika e ligjit ofron shërbimet e saj në Shkodër është përballur me mbi 1000 raste ku qytetarët kanë kërkuar ndihmë për shkak të pamundësive për të paguar avokat në mënyrë private. Rastet më të shpeshta me të cilat janë përballur janë ato të njohjes së viteve të punës apo çështjeve të mjedisit.

Artikulli paraprakRRADHË TË GJATA TEK ADISA, QYTETARËT: NUK ËSHTË NORMALE
Artikulli tjetërBOSNJE, VLLAZNIA NË XHUDO REZULTATE TË LARTA