Të gjitha ekipet e shumësportëshit të “Sport Klub Vllaznia” do të duhet të kthehen në shoqëri aksionere deri në shtator të këtij viti siç parashikon ligji i ri. Në këtë mënyrë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Shkodrës u miratua projekt vendimi i paraqitur nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi për vazhdimin e financimit të shumësportëshit edhe pasi klubet e sporteve të ndryshme të kthehen në sh.a.

Kryebashkiakja Ademi u shpreh se shumat në buxhet për ekipet e shumësportëshsit nuk do të ndryshojnë.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak janë miratuar të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës, 6% i fondit për ndihmën ekonomike, shtesë në nivelin e pagave për 128 punonjës, shtesë në buxhetin e 2021, tavanet për shpenzimet e buxhetit afatmesëm 2022-2024,

plani për zjarret dhe fondin e pyjeve, heqja nga fondi pyjor e një pjesë për shfrytëzim të gurit gëlqeror në Gajtan të Gurit të Zi, raporti për buxhetin e 2020-ës dhe emertimi i një rruge në Shkodër me emrin Atë Aleksandër Petani, drejtues dhe përfaqësues i klerit ortodoks në Shkodër prej vitesh.

Artikulli paraprakVLLAZNIA RREZIKON EUROPËN, BASHKIA S’KA PAGUAR BORXHET
Artikulli tjetërPS SHKODËR, BEQAJ ME FARMACISTËT: VAZHDOJMË REFORMAT