Jo vetëm në institucionet e shtetit por edhe kur bëhet fjalë për kontrollin e detyrueshëm teknik të mjeteve qytetarët duhet të presin me orë të tëra në radhë.

Cdo vit me shoferër e qarkut të shkodrës është I njëjti fenomen.Radhët e gjata po kthehen në makth për qytetarët , ndërsa qeveria aktuale premtoi se me ardhjen e saj në pushtet ky shërbim nuk do të ishte më monopol. Monopoli i krijuar me këtë shërbim dhe mosliberalizimi i tregut ka bërë që i gjithë qarku i shkodrës përfshirë edhe rrethet Pukë e Malësi e Madhe të detyrohen të kryejnë kolaudomin e mjetit vetëm në këtë pikë. Mungesa e shumë sporteleve apo edhe zgjerimi i hapësirave në 2 apo 3 pika të ndryshme të qytetit bën që pritjet të jenë të gjata. Kompania koncensionare  zvicerane e cila ka një kontrate 10 vjecare me shtetin shqiptar pervecse është e vetmja kompani në llojin e saj, ajo ka një qëndër të vetme për të gjithë qarkun e shkodrës. Asnjë zgjidhje nuk po gjendet për kolaudimin e automjeteve, edhe pse e shkodra dhe e gjithë shqipëria  vuan nga radhët dhe kaosi përpara dyerve të këtyre pikave. Janë muajt e verës që shënojnë kulmin e aplikimeve, pasuar edhe me fundvitin, periudha që përkojnë me ardhjen e emigrantëve që sjellin mjete të reja në vendin tonë.Nëse bëhet një krahasim me procedura të kolaudimit të automjeteve në Perendim, zgjat mesatarisht disa minuta dhe cdo gjë kryhet në një servis tipik të autorizuar për licensim , ndërsa tek ne duhet shumë vite që ti arrijmë këto standarte.

Artikulli paraprakRAMA: REFUZIMI I PD JO I PAPRITUR
Artikulli tjetërZYRTARE, FESTIMET PER MARTIRËT ME 5 NËNTOR NË SHKODËR