Në qarkun Shkodër, po jo vetëm, janë të shumta familjet të cilat vuajnë nga ndërprerja e energjisë elektrike, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat e larta të energjisë. UNDP në partneritet me Komisionerin për Mbrojtjen ndaj Diskriminimi dhe organizata të shoqërisë civile janë në fazat përfundimtare të një studimi që rikthen vëmendjen ndaj ligjit

“Për sektorin e energjisë elektrike”, ku parashikohet subvencionimi I grupeve në pamundësi për të paguar faturat e energjisë elektrike, të njohur ndryshe si kategoria “Klienti në nevojë”. Robert Gajda, komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi tregon se situata e krijuar është problematike ndërsa e cilëson energjinë elektrike si shërbim esencial për të gjitha shtresat.

Përmes këtij studimi, do të mund të tregohet impakti negativ që ka sjellë mos-aprovimi I këtij akti normative nënligjor bën të ditur komisioneri Gajda ndërsa thotë se në këtë mënyrë kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut.

Tre janë ministritë të cilat mund të kthejnë në fuqi këtë akt normativ bën të ditur komisioneri Gajda, ndërsa shton se ka ardhur koha të përcaktohen kriteret e përfitimit të statusit “Klienti në Nevojë”

Kjo kronikë u realizua si pjesë e projektit “Për drejtësi më të aksesueshme për gratë dhe burrat në Shqipëri”, i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) dhe mundësohet me fonde nga Ambasada Norvegjeze në Shqipëri.