Janë bërë më shumë se një vit e gjysëm që nga momenti kur kompozitori Zef Çoba dha dorëheqjen si drejtues i korit “Rozafa Expression” për shkak se asokohe drejtoria rajonale e tatimeve i kërkuar që shoqata të paguaj 15% të tatimit të fitimit në burim për mjediset ku

zhvilloheshin provat në një kohë kur ai mjedis është një dhuratë e Mariann Graf dhe gjitha shpenzimet mbuloheshin nga xhepi i tyre. Sot pas një viti e gjysëm ende gjithçka është pezull shprehet kompozitori Çoba.

Kompozitori Çoba thotë se kur askush nuk paguhet siç ishte rasti i korit “Rozafa Expression” atëherë çdo pagesë që kërkohet nuk është një taksë por e cilëson si një gjobë.
Mungesa e korit “Rozafa Expression” prej një viti e gjysëm në Shkodër por edhe rang kombëtar është një humbje e madhe për artin e kulturën.

Kori “Rozafa Expression” ekzistoi prej 20 vitesh që nga themelimi ndërsa tashmë nuk zhvillon më aktivitete për shkak të problemit të taksës në tatime. Ky kor ka marrë pjesë në të paktën 30 aktivitete ndërkombëtare duke u vlerësuar maksimalisht dhe duke sjellë çmime të ndryshme.

Artikulli paraprakRESHJET E SHIUT, RRITET NIVELI I UJIT NË DRIN DHE LIQENIN E SHKODRËS, SHTOHEN PRURJET EDHE NË LUMIN KIR
Artikulli tjetërSHKODËR, MARK KROQI LARGOHET NGA SHUMËSPORTËSHI