Grupi muzikor Salentrio ishin të ftuar në Qendrën Rinore Arka në qytetin e Shkodrës duke dhënë një koncert për të pranishmit. Ky koncert u mundësua nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë.

Një prej anëtarëve të grupit Salentrio, Massimiliano De Marco shprehet i kënaqur që ndodhet në Shqipëri ndërsa thotë se këto koncerte janë mëse të nevojshme pas asaj mbyllje të sforcuar nga COVID-19.

Muzika që bën grupi italian Salentrio shërben është kurative dhe ndihmon edhe persona me sëmundje psikike apo probleme të depresionit.

Të pranishmit shijuan muzikën e grupit italian Salentrio ndërsa edhe vetë artistët morën një kënaqësi nga ngrohtësia që gjetën në një qytet si Shkodra.