Festa e Zojës së Shkodrës është përmbyllur me një koncert në sallën Kardinal Mikel Koliqi në famullinë Shën Shtjefni nga ansambli Vokal i Akademisë së Arteve të Tiranës. Ky ansambël vokalistësh muzikor është krijuar vetëm pak kohë më parë dhe pas Tiranës, Shkodra bëhet qyteti i parë që zhvillojnë një koncert muzikor. Ky ansambël është krijuar nga profesor Bujar Aliu ndërsa ansambli i vokalistëve ka marr emrin e mjeshtrit Milto Vako.

Ky ansambël vokalistësh që është një grupim vullnetar me studentë të akademisë së arteve të Tiranës shprehet mjetri Bujar Aliu i cili dirigjoi këtë koncert ka një repertor me muzikë e këngë kishtare që në Shqipëri vijnë për herë të parë.

Këto kore me vokalistë shprehet profesor Aliu janë të nevojshme jo vetëm në Shkodër, qytet që ka një traditë të hershme por edhe në qytete të tjera.

Krijimi i grupeve të tilla artistike që mund të japin një kontribut nuk është i lehtë për shkak se Shqipëria ende nuk ka terrenet e duhura shprehet muzikanti i mirënjohur Aliu.

AAnsamblii vokalistëve të Akademisë së Arteve të Tiranës do vijojë koncertet e tyre në gjithë Shqipërinë tashmë ndërsa do synojnë që edhe të zgjerohen më shumë si dhe të japin kontributin e tyre për të nderuar emrin e Milto Vakës që mban ky ansambël.

Artikulli paraprakGRATË NË SHKODËR NEGLIZHOJNË VIZITAT E MAMOGRAFISË
Artikulli tjetërVLLAZNIA, ARALICA DHE LATIFI: TË VAZHDOJMË ME KËTO FITORE