Në Shkodër është zhvilluar koncerti i dytë në kuadër të aktiviteteve kulturore “Koncertet e Verës” të organizuara nga bashkia Shkodër. Të ftuar në këtë koncert ishin grupi “The Four Band&Doc” me solistin Silvan Frangaj shoqëruar nga pjesa tjetër e instrumentistëve të këtij grupi të cilët sollën këngë të ndryshme.

Nuk munguan edhe këngët shqiptare të sjella me stilin modern nga grupi “The Four Band&Doc”.

Koncerti u organizua në qendër të qytetit në pedonalen “Kolë Idromeno”. Tashmë në kuadër të koncerteve të verës do të jenë edhe dy të tjerë në 28 korrik dhe datën 2 gusht të këtij viti për të përmbyllur këto katër koncerte.