Ndryshe nga një vit më parë këtë kësaj here maturantët e shkollës së mesme artistike “Prenk Jakova” në Shkodër zhvilluan koncertin muzikor me rastin e diplomimit. 23 maturantë të degëve të ndryshme të muzikës performuan pjesë artistike si provim për mbrojtjen e diplomës. Diplomimi është një moment i veçantë për shkollën e muzikës shprehet drejtori i shkollës “Prenk Jakova” Anton Kaftalli.

Shkolla artistike “Prenk Jakova” gjithmonë ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë talente shprehet drejtori Kaftalli.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë thotë Arbër Bala, një nga maturantët e sapo diplomuar.

Në fund të koncertit për diplomimin nxënësit u vlerësuan nga stafi i mësuesve të shkollës, një vlerësim ky i vlefshëm për finalizimin e studimeve 12 vjeçare.