Shkolla artistike “Prenk Jakova” ka organizuar një koncert vokal-instrumental me rastin e ditës botërore të muzikës që do të jetë më 21 qershor.

Për herë të parë ky aktivitet zhvillohet në mjediset e kësaj shkolle. Për drejtorin e shkollës artistike “Prenk Jakova” në Shkodër Anton Kaftalli është një kënaqësi e veçantë që kocerti realizohet në këtë shkollë që sipas tij është vendi i duhur.

Drejtori Kaftalli theskon se askush më mirë se kjo shkollë nuk mund që t’a realizojë një koncert të tillë.

Ky koncert u realizua në kuadër të ditës botërore të muzikës, nën dirigjimin e Gazmend Kraja dhe Admir Lekaj dhe drejtor organizativ Anton Kaftalli ndërsa pjesë e koncertit ishin disa prej pjesëve më të bukura muzikore si dhe këngët e njohura popullore.