Shoqata e Miqësisë së Vendeve Arabe ka organizuar konferencën e shtypit “Dallëndyshet e para që erdhën nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri”. Në këtë aktivitet morën pjesë njohës të kulturës arabe dhe anëtarë të kësaj shoqate.

Muammar Vuci, kryetar I kësaj shoqate bëri të ditur se kontributi I vendeve arabe në Shqipëri nuk është vlerësuar sa duhet në Shqipëri, ndaj lindi nevoja për organizimin e këtij aktiviteti. Ai tregon se në vendet arabe për disa vite u krijua edhe një komunitet shqiptar.

Kryetari I shoqatës rendit disa nga investimet më të mëdha të vendeve arabe në Shqipëri gjatë 2 viteve të fundit.

Në këtë konferencë u diskutua edhe për dhuaratat e mëdha të vendeve arabe duke filluar nga viti 1999 deri në ditët e sotme.